Nishani nga Austria: Qeveri autoritare e pa tolerancë
Pëlqej
Përplasjet më të fundit të Qeverisë me Presidencën, janë cilësuar nga kreu i shtetit Bujar Nishani si pasoja të një mentaliteti të vjetër, të karakterizuar nga mungesa e tolerancës dhe e konsensusit, e premtimeve të ndryshme në opozitë nga ato çfarë bëhen në qeverisje.

Duke folur në Forumin Europian Alpbach në Austri, Nishani tha se ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi.

"Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave." tha Nishani.
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori