Nishani në OKB: Terrorizmi kërcënim serioz për paqen
Pëlqej
Shqipëria ka bashkuar zërin e saj me nismën e rreth gjashtëdhjetë vendeve të tjera të OKB-së për të referuar situatën në Siri në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani në fjalimin e tij në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se terrorizmi mbetet një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndaj dhe Shqipëria i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar të krijuar së fundmi, me qëllim frenimin dhe shkatërrimin në fund të ISIS-it.

“Për fat të keq, si me shumë iniciativa të tjera për Sirinë, kjo përpjekje mori veton në Këshill. Ne përsërisim se autorët e krimeve në Siri duhet të mbajnë përgjegjësi dhe populli i Sirisë meriton qetësi dhe drejtësi.” – tha Nishani.

Presidenti Nishani dhe zonja Nishani morën pjesë edhe në pritjen e dhënë nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori