Nishani në Nju Jork, lobim për marrjen e statusit
Bujar Nishani
Presidenti i Republikës Bujar Nishani vijon vizitën e tij në Nju Jork ku gjatë këtyre ditëve është takuar me një sërë personalitetesh botërore, si kryeministrin italian Mario Monti, presidentin e Sllovakisë, Ivan Gasparovic, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa, Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, dhe kryeministrin e Mbretërisë së Butanit Jigme Thinley.

Ai mori mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian gjatë takimit me Montin. Nishani i kërkoi Montit që Italia të vazhdojë të luajë rolin e avokatit të integrimit të Shqipërisë për fitimin e statusit të vendit kandidat.

Takimi me presidentin sllovak, Gasparoviç u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ku gjithashtu presidenti mori mbështetjen për marrjen e statusit. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe takimi me Jansan. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kreu i shtetit i shoqëruar dhe nga zonja e parë, Odeta Nishani, morën pjesë në takimin vjetor të Federatës Panshqiptare në Amerikë "Vatra", ku ishte ftuar edhe delegacioni i Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori