Nishani në Kukës: Largimet një "fenomen kombëtar"
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë një takimi që zhvilluar me banorët e Shishtavecit në Kukës, ka folur për eksodin e shqiptarëve, duke theksuar se largimet janë kthyer në një "fenomen kombëtar".

Në fjalën e tij presidenti Nishani është shprehur se; "Iu bëj thirrje instancave që të dalin në terren dhe mos rrinë në zyra. Ato duhet të ndërtojnë projekte zhvillimi sepse qytetarët duan garanci. Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre".

Gjithashtu kreu i shtetit ka shtuar se nuk është aty për gjetjen e fajtorëve, por po ngre zërin si përsa i përket situatës aktuale. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori