Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin
shqiptar po viziton zyrtarisht Shtetin e Katarit me ftesë të Emirit, Sheik Tamim Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani për të marrë pjesë në Forumin ‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Bota Islame’’, që po zhvillohet në Doha nga data 9-11 qershor.
Në sesionin e
hapjes të Forumit “SH.B.A. – Bota Islame”, Kreu i Shtetit
shqiptar mbajti fjalën përshëndetëse, në të cilën u shpreh se
shqiptarët janë krenarë, për faktin se jetojnë në një shoqëri shumë
fetare me shumicë myslimane, ku anëtarët e të gjitha besimeve bashkëjetojnë për shekuj në paqe dhe harmoni të plotë.
"
Besimet fetare myslimane, ortodokse dhe katolike, të cilat bashkëjetojnë në harmoni, janë shndërruar për ne në një vlerë të çmuar identifikuese dhe një shembull, nga i cili mund të mësojnë edhe kombe të tjera të zhvilluara. Në rastin e Shqipërisë, të tre
besimet janë të lidhura me kombin, me vetë ekzistencën e tij. Modeli
shqiptar i tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë
fetare është, gjithashtu, një kolonë solide në ndërtesën e shtetit
shqiptar. Drejtuesit më të lartë dhe të të gjitha niveleve në institucionet dhe administratën shqiptare tradicionalisht kanë ardhur, pa paragjykim, nga të gjitha
besimet, duke ruajtur me kujdes dhe urtësi ekuilibrat e shoqërisë sonë. Sot, ky model gjendet i shprehur në të gjitha qelizat e shoqërisë shqiptare. Ai është forcuar në vijimësi, duke i rezistuar izolimit të vendit dhe ndalimit të besimit gjatë regjimit komunist, apo influencave të ndryshme që erdhën nga jashtë pas
hapjes ndaj botës. Ne festojnë së bashku festat
fetare dhe gëzimet, ndërsa kalojmë pranë njëri-tjetrit hidhërimet në jetë." u shpreh
Nishani gjatë fjalës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014,
ora 13:52