Nishani në Austri, merr pjesë në Forumin Europian Alpbach
Pëlqej
Me ftesë të Presidentit Federal të Austrisë, Heiz Fischer dhe Presidentit të Forumit Europian Alpbach Franz Fischler, Presidenti, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar, do të marrë pjesë sot në punimet e Forumit Europian Alpbach, në Austrisë. Sipas informacioneve që përcjell zyra e shtypit të Presidencës, mësohet se forumi do të zhvillohet në datat 24-26 gusht 2014.

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit Federal të Austrisë, Heinz Fischer, Forumi Europian i Alpbachut do të mbledhë këtë vit krerë shtetesh dhe personalitete të larta evropiane mes të cilëve Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Baronesha Ashton, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, Ministri austriak i Mbrojtjes, Gerald Glug, drejtues të Landit të Tirolit, etj., politikanë, ekonomistë, akademikë, të rinj, për të diskutuar dhe prezantuar pikëpamje dhe ide lidhur më çështje të ndryshme evropiane dhe globale.

Në ditën e dytë të Forumit, të hënën më 25 gusht, Presidenti Nishani do të marrë pjesë edhe në panelin e Forumit me temë "Nga pajtimi në integrim: Kontributi i rinisë për një të ardhme të përbashkët" ku do t’i drejtohet të pranishmëve me një fjalim të veçantë.

Gjatë qëndrimit në Alpbach, kreu i Shtetit pritet të zhvillojë takime dhe bisedime dypalëshe me një sërë personaliesh të larta politike dhe ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori