Nishani mesazh urimi homologut turk
Pëlqej
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi, Presidentin e ri turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e zgjedhjes në postin e lartë në krye të Republikës së Turqisë.

mesazhin e bërë publik nga Presidenca, presidenti Nishani shpreh bindjen se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë mandatit të Erdogan do të forcohen dhe do të pasurohen më tej, në fusha të reja me interes të përbashkët, në të mirë të dy popujve tanë miq.

"Duke shprehur bindjen në angazhimin dhe kontributin tonë të përbashkët në intensifikimin e bashkëpunimit shumëplanësh, si edhe duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!" – theksohet në mesazhin e kreut të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori