Nishani merr pjesë në tubimin përkujtimor të 68-vjetorit të kryengritjes së Postribës
Pëlqej
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë në Komunën e Postribës me rastin e përkujtimit të 68-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, e para kryengritje antikomuniste në mbarë Evropën Juglindore.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i Komunës Postribë, Faz Shabaj dhe nga deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Pasi u përshëndet ngrohtësisht me banorët e zonës, kreu i shtetit nderoi kujtimin dhe sakrificat e martirëve dhe qëndrestarëve ndaj diktaturës komuniste duke vendosur një kurorë me lule në memorialin kushtuar të rënëve në Kryengritjen Antikomuniste të Postribës.

"Jam padyshim shumë i nderuar që jam pjesë e këtij takimi përkujtimor dhe erdha këtu të sjell respektin e Institucionit të Presidentit të Republikës. Respektin dhe nderimin për të gjithë ata martirë, kontribuues, një pjesë të të cilëve i përmendi në fjalën e tij zoti Uran Butka, por njëkohësisht ai nderim është pjesë e sakrificës të çdo familjeje të Postribës, por është pjesë e nderimit që ne duhet t’i bëjmë sot edhe angazhimit të brezave të sotëm këtu në Postribë, por edhe kudo ku janë në Shqipëri, të cilët e kujtojnë, e nderojnë dhe nuk duhet ta harrojnë atë sakrificë të madhe të bërë në atë kohë, por edhe gjatë pesëdhjetë viteve të tjera që pasuan atë përpjekje të madhe të Postribës." u shpreh Nishani.

Me tej Nishani u shpreh se kryengritja e Postribës i shkaktoi diktaturës një plagë vdekjeprurëse, një krisje të pariparueshme, një çarje që komunizmi nuk e mbylli dot kurrë, përkundrazi me kalimin e kohës dhe viteve ajo çarje që i shkaktoi Postriba komunizmit erdhi vetëm duke u zgjeruar.
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori