Nishani merr në mbrojtje gjyqtarët
Presidenti Bujar Nishani vuri sot në dukje se lufta kundër korrupsionit në radhët e gjyqësorit po dëmtohet nga retorikat dhe akuzat publike e kolektive që artikulohen rëndom ndaj anëtarëve të ndryshëm të gjyqësorit. Gjatë një takimi me bashkëraportuesin e Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jonathan Evans, Nishani ka thënë se korrupsioni nuk luftohet me akuza publike dhe kolektive ndaj gjyqtarëve.

Presidenti Nishani vuri në dukje se lufta kundër korrupsionit në radhët e gjyqësorit nuk ndihmohet aspak, përkundrazi dëmtohet nga retorikat dhe akuzat publike e kolektive që artikulohen rëndom ndaj anëtarëve të ndryshëm të gjyqësorit. Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, presidenti Nishani informoi zotin Evans mbi punën dhe arritjet e shënuara deri më tani duke shtuar se përpjekjet e KLD-së për rritjen e transparencës, integritetit dhe kapaciteteve profesionale në gjyqësor do të vazhdojnë pa u ndërprerë”, thuhet në një njoftim të Presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori