Presidenti i Republikës,
Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin
Bujar Leskaj. Presidenti
Nishani ka shprehur vlerësime për punën e bërë deri tani nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Gjatë një takimi me kreun e këtij
institucioni Nishani e inkurajoi zotin
Leskaj për bashkëpunimin e ngushtë të këtij
institucioni me institucionin e Prokurorisë shqiptare, në goditjen e çdo veprimtarie antiligjore dhe korruptive që konstatohet.
Kreu i Shtetit shprehu vlerësimin për Kontrollin e Lartë të Shtetit si një nga mekanizmat kryesorë të shtetit në monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë financiare dhe ligjore të institucioneve të tjera.
Kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit e njohu Presidentin e Republikës me raportin më të fundit të KLSH-së dhe angazhimin e këtij
institucioni për një punë profesionale dhe transparente në kontrollin dhe zbulimin e të gjitha rasteve të shkeljes së ligjit dhe të koordinimit me të gjitha institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.
Nishani vlerësoi vizionin që Kreu i
Kontrollit të Lartë të Shtetit,
Bujar Leskaj ka për këtë Institucion në përmbushjen e misionit të tij kushtetues. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012,
ora 17:49