Nishani-Leitl: Austria kontribut në konsolidimin e demokracisë
Pëlqej
Në ditën e fundit tё qёndrimit nё Austri, Presidenti Bujar Nishani u takua sot me Presidentin e Dhomёs Ekonomike tё Austrisё, Christoph Leitl, me tё cilin shkёmbyen mendime tё hapura pёr gjendjen aktuale tё investimeve austriake nё Shqipёri dhe tё ardhmen e tyre.

Presidenti Nishani i vlerёsoi marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve tona si tё shkёlqyera dhe shtoi se ne e konsiderojmё Austrinё njё partner shumё tё rёndёsishёm politik dhe ekonomik, jo vetёm nё planin dypalёsh, por edhe nё planin rajonal dhe mё gjerё.

Mё tej Presidenti tha se Austria, nёpёrmjet ndihmёs dhe investimeve ka qenё mbështetёse shumё e rёndёsishme e pёrpjekjeve tona pёr konsolidimin e demokracisё, shtetit ligjor, ekonomisё sё hapur tё tregut dhe procesit euro-integrues.

Duke vёnё nё dukje veçmas suksesin e investimeve nё bujqёsi, financё, sistemin bankar, energji, infrastrukturё, Kreu i Shtetit nёnvizoi se ka ende shumё hapёsirё pёr zhvillimin e mёtejshёm tё sipёrmarrjes austriake nё Shqipёri dhe shtoi se eksperienca e deritanishme, me historitё e suksesit dhe problemet e shfaqura, shёrben si bazё pёr gjetjen e stimujve nxitёs pёr promovimin e bashkёpunimit tonё ekonomik.

Nga ana e tij, zoti Leitl shprehu kёnaqёsinё e veçantё pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat nga Shqipёria dhe shprehu dёshirёn pёr ta parё sa mё parё vendin tonё si anёtare tё Bashkimit Evropian.

Duke folur pёr bashkёpunimin ekonomik, zoti Leitl tha se ndihet i inkurajuar nga gatishmёria e institucioneve shqiptare pёr krijimin e njё klime tё favorshme pёr biznesin, gjё qё do tё ndikojё nё rritjen e investimeve dhe theksoi nё mënyrё tё veçantё se Austria mund tё kontribuojё nё fushёn e arsimit profesional nё pёrputhje me kёrkesat e tregut tё punёs dhe tё mёsuarit gjatё gjithё jetёs, si njё nga vendet mё me eksperiencё nё Evropё dhe mё gjerё nё kёtё fushё.

Presidenti Nishani e siguroi zotin Leitl pёr vullnetin e institucioneve shqiptare pёr promovimin e bashkёpunimit ekonomik dhe tё gjithanshёm me Austrinё dhe se vetё Presidenti do tё jetё gjithashtu njё zё i fortё nё mbёshtetjen e kёtij bashkёpunimi.

Presidenti Nishani zhvilloi sot gjithashtu njё takim me pёrfaqёsues tё Shoqatёs “IG Alpbach Albania” pjesёmarrёs nё Forumin Evropian Alpbach 2014. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori