Nishani kthen në Kuvend ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”
Pëlqej
Bujar Nishani
Presidenti i Republikës Bujar Nishani kthen në Kuvend, për rishqyrtim ndryshimet në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”, të miratuara me votat e mazhorancës në seancën plenare, të datës 24 korrik.

Sipas kreut të shtetit deputetet propozues nuk kanë justifikuar dhe arsyetuar në mënyrë bindëse nevojën e ndërhyrjes në ligj, sidomos në strukturat e Shkollës së Magjistraturë dhe në stafin akademik, kur pranohet se ka treguar “një nivel profesional të admirueshëm”.
Në arsyetimin e tij, Presidenti shprehet se ndryshimet e bëra prishin ekuilibrat e vendosur në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, i cili ka funksionuar në përputhje me parimin Kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Sipas Presidentit, me përbërjen e re të Këshillit Drejtues, shihet qartë se shtohet pjesëmarrja e pushtetit ekzekutiv në këtë Këshill dhe përjashtohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili sipas ligjit dhe Kushtetutës është “është autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën, dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit”.
Përjashtimi nga kjo pjesëmarrje, sipas Presidentit, bie ndesh me Kushtetutën.
Lidhur me ndryshimi e procedurës së rekrutimit të magjistratëve, Presidenti thotë se ngritja e një komisioni me mjek psikiatër dhe psikolog për të dhënë një “leje aftësie për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit apo prokurorit” është antikushtetuese. Presidenti Republikës thotë zotësia për të vepruar mund të kufizohet ose hiqet vetëm me vendim të gjykatës referuar Kodit Civil.
Së katërti, thuhet në argumentin e Presidenti, kriteret e vendosura për zgjedhjen e Drejtorit të Shkollë së Magjistraturës, janë të ekzagjeruara, duke përbërë në thelb kritere tepër përjashtuese dhe absolutisht diskriminuese.
Kreu i shtetit, thekson se dispozitat kalimtare të parashikuar në këtë ligj cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe rrjedhimisht edhe parimin kushtetues të shtetit të së drejtës.

Referuar prononcimeve të deputetëve të amzhorancës, se arsyetimet e kthimit të ligjeve nga Presidenti i Republikës janë “të dobëta”, presidenti kërkon mbrojtjen e dekreteve para Komisionit, duke respektuar parimin e të drejtës për t’u dëgjuar. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori