Nishani-Kerry: Jemi të vendosur kundër krimit e korrupsionit
Presidenti Bujar Nishani në takimime sekretarin amerikan ka shprehur vendosmërinë e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në njoftim thuhet se Presidenti i shprehu mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike.

Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.

Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2016, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori