Nishani kërkon bashkëpunim mes institucionesh
Bujar Nishani
Më shumë bashkëpunim mes Kontrollit të Lartë të Shtetit, instituciove të tjera dhe Parlamentit në zbatimin e ligjit kërkoi sot kreu i shtetit Bujar Nishani.

Duke folur në analizën e KLSH-së, Nishani i kërkoi audituesve të punojnë me kurajo duke thelluar më tej kontrollin ndaj institucioneve.

“Bashkëpunimi është i rëndësishëm mes institucioneve, vetë subjektet e audituara dhe Kuvendit të Shqipërisë për ta bërë mekanizmin më perfekt. Sa më shumë të bashkëpunoni me Prokurorinë për ta bërë mekanizmin fuksional në mënyrë që të ecet sa më shpejt drejt zbatimit të ligjit dhe ndëshkueshmërisë. Sa më shumë të bashkëpunoni me Kuvendin aq më shumë do të përforcohet mekanizmi. Do të desha ta shoh karakterin e punës së një audituesi të dominuar nga kurioziteti dhe kurajo. Duhet auditim sa më i thellë që të jetë i mundur për një çështje. Gjetje të reja dhe vendosjes përballë elaburimit të hapësirës ligjore. Duke prevaluar kuriozitet ligjor jam i bindur se mund të shkohet më tej tek problematikat që hasen” tha Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2014, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori