Ministri i Brendshëm, Bujar
Nishani, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit me palën greke dhe rezultatet e arritura kundër krimit dhe trafikut ilegal.
Nishani u takua sot me
drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, Eleftherios
Oikonomou, ku shprehu shqetësimin për
vonesat nëpër pikat e kalimit kufitare, si dhe ndalimin për të kaluar në anën tjetër të kufirit të disa qytetarëve.
Nga ana e tij, kreu i policisë deklaroi se për
vonesat në kufi, që tashmë përsëriten çdo verë, dimër apo në kohë Pashkësh, do të ngrihet një grup i përbashkët pune.
Oikonomou, i cilësoi të papranueshme dëmtimet e pasaportave për disa shtetas dhe tha se do të merren masa në raste të tilla.
Më herët Oikonomu u takua me
Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011,
ora 14:09