Nishani refuzon Niko Peleshin. Ja për çfarë bëhet fjalë
Kryeministri Edi Rama mbrëmë në Ora Neës deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar ku do të diskutohet kërkesa e Ilir Metës për moszbatimin e ligjit nga ana e institucioneve për arrestimin e Klement Balilit.

Për shkak të mungesës së Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi i kishte dërguar një letër homologut të tij në Presidencë, Ols Lafe ku e njoftonte për mungesën e Ramës dhe i kërkonte miratimin paraprak nga ana e kreut të shtetit që Rama të zëvendësohej në këtë mbledhje nga zv.kryeministri Niko Peleshi.

Mësohet se sot më mëngjes Presidenti Nishani e ka refuzuar zëvëndësimin e Ramës me Peleshin për shkak se sipas shkresës zyrtare, nuk ka asnjë arsye objective për mungesën e tij.

“Në vlerësimin e Presidentit, prania e Kryeministrit, këshillimi me Të, dhënia e mendimeve si dhe fakti që kjo mbledhje kërkohet nga Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, çmohen të nevojshme”,-thuhet në shkresën zyrtare./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori