Presidenti Bujar
Nishani, me ftesë të Presidentit të Francës, François Hollande dhe të Ministrit të Jashtëm francez e njëkohësisht President i Konferencës së Palëve për
Ndryshimet Klimatike COP21, Laurent Fabius, mori pjesë sot në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për
Ndryshimet Klimatike, organizuar në Paris, ku morën pjesë rreth 160 kryetarë shtetesh dhe qeverish.
Presidenti Nishani, në mesazhin e tij drejtuar këtij takimi shprehu angazhimin e Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të planetit tonë dhe marrjen e përgjegjësive kombëtare përmes vënies në efiçencë të burimeve kombëtare.
Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se Shqipëria mbështet arritjen e një marrëveshje universale, duke bërë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuara në Kontributin Kombëtar të Synuar (INDC).
Gjithashtu,
Presidenti Nishani theksoi se institucionet shqiptare po punojnë për përgatitjen e një strategjie kombëtare për adresimin e ndryshimeve
klimatike në linjë të plotë me politikat e Bashkimit Evropian.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë takim shumë të rëndësishëm,
presidenti Nishani u takua dhe bisedoi me krerë të ndryshëm shtetesh e qeverish. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2015,
ora 16:50