Çmimi stratosferik i naftës, reagon Rama: Kush na shan në hava është klloun, dordolec e palaço, nuk e keni idenë se çfarë kohësh po jetojmë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit në rrjetë sociale, lidhur me rritjen e çmimit të naftës.

Ata i kanë koërkuar llogari kryeministrit Rama, lidhur me rritjen galopante të çmimit të naftës.

Njëri prej tyre është shprehur se i duket i çuditshëm mosreagimi i Ramës lidhur me rritjen e çmimeve dhe sipas tij kryeministri duhet të ulë urgjent taksën mbi karburantet.

Në përgjigjen e tij, Edi Rama është shprehur se ata që kritikojnë qeverinë janë “klloun, dordolecë dhe palaço” që nuk marrin vesh nga çështjet e ekonomisë, pasi sipas tij, kohët në të cilat po jëtojmë janë të vështira./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 18:25