Nishani flet pas takimit me Metën: Mësova fakte të pabëra publike
Pas Berishës ditën e djeshme, Meta ka pasur një takim ditën e sotme me ish-Presidentin Bujar Nishanin.

Ky i fundit, pasi ka dalë nga Presidenca ka folur për mediat dhe ka treguar disa detaje në lidhje me temën që diskutuan.

“U njoha me cështje të pabëra ende publike nga ana e presidentit që tregojnë për një tendencë për të minuar institucionin e presidentit dhe besueshmerinë e proceseve shtetndërtuese në vend ndaj e mbështes plotësisht presidentin në qëndrimin e tij kushtetues në mbrojtje të integritetit të atij që është si një proces që shqiptaret po e mbajnë gjallë besimin, reformën në sistemin e drejtësisë, por mbi të gjithë respektin ndaj shtetit të së drejtës”- tha Nishani.

“I takon presidentit ti bëjë publike gjërat, por besoj që cdo veprim dhe përfshirje janë në kompleksitetin e tyre të lidhur me minimin e procesit që ka ndjekur presidenti dhe duhet të kemi të nevojshëm që është ndërtimi i shtetit të së drejtës”. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2019, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori