Nishani do presë të dielën John Kerry-n
Zyra e Shtypit e Presidencës, përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të presë Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, në datën 14 shkurt.

"Ju njoftojmë se ditën e diel, me dt. 14 shkurt 2016, ora 9:00 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të presë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry", thuhet në deklarate.

Pas takimit me Nishanin, Sekretari i SHBA do të vijojë takimet me liderët e tjerë politikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2016, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori