Nishani do nderojë 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare
Presidenti Bujar Nishani, në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 9 nëntor 2016, në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori