Stuhia “Ciara” përfshin Belgjikën, anulohen 60 fluturime

Kompanitë ajrore kanë anuluar 60 fluturime në Aeroportin e Brukselit për shkak të stuhisë “Ciara” që ka përfshirë Belgjikën.

Erërat e forta me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë kanë shkaktuar pengesa dhe kompanitë e fluturimeve, përfshirë British Airëays, Lufthansa dhe KLM kanë anuluar 60 fluturime në kryeqytetin belg, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Autoritetet thanë se erërat e forta do të ndikojnë negativisht në uljet dhe ngritjet e avionëve dhe se udhëtarët mund të informohen mbi fluturimet përmes faqes së internetit.


Shtuar 10.02.2020 07:37