Nishani dënon sulmin terrorist në SHBA
Bujar Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një mesazhi ngushëllimi dërguar homologut të tij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i shpreh kreut të Shtëpisë së Bardhë hidhërimin e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën qindra të tjerë.


"Ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, i bërë gjatë zhvillimit të një prej manifestimeve më popullore dhe sportive, siç është Maratona e Bostonit, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar dhe mbarë njerëzimit përparimtar. Si aleatë e miq besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dënojmë me forcë këtë akt dhe jemi të bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Në këto momente dhimbjeje, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, gjithë popullit mik amerikan dhe Juve personalisht, duke u lutur që shpirtrat e atyre që humbën jetën, të prehen të qetë e në paqe, " thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Presidenca. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori