Presidenti Nishani ka dekretuar ligjin për dekriminalizimin dhe
ndryshimet kushtetuese në funksion të këtij ligji. Ndonëse dekretimi është bërë publik sot, sipas dekretit, firma e kreut të shtetit është
hedhur që në datën 18 dhjetor.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se “
Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit”, për
ndryshimet kushtetuese.
Presidenti ka
hedhur firmën edhe mbi ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur gjerësisht si dekriminalizimi. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2015,
ora 14:01