Nishani dekreton lirimin nga detyra të dy ambasadorëve
Pëlqej
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar lirimin nga detyra të dy ambasadorëve, përkatësisht në Portugali dhe në Indi.
Në mbështetje të nenit 92, të ligjit “Për shërbimin e jashtëm”, Presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Indisë, Fatos Kerciku si dhe lirimin nga detyra të Edmond Trako nga posti i ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Portugalisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori