Nishani dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve
Pëlqej
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekreton lirimin nga detyra të katër ambasadorëve. Sipas njoftimit të Presidences nga detyra janë liruar z. Sami Shiba, ambasador të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident; z. Ilir Tepelena me detyrën e ambasadorit në Mbretërinë e Belgjikës, rezident dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident.

Gjithashtu, kreu i shtetit ka dekretuar dhe lirimin nga detyra të z. Kastriot Robo, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident dhe në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident. Po ashtu, presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të z. Arben Cici, ambasador në Mbretërinë e Danimarkës. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori