Nishani dekreton emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Pëlqej
Bujar Nishani
Në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

"Në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftimin e Presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori