Nishani dekreton dy anëtarët e Gjykatës së Lartë
Pëlqej
Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Sokol Ngresi dhe zonjës Elona Stavri (Toro), anëtarë të Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit të presidencës, përzgjedhja u bë mes 22 kandidatëve që kreu i shtetit shpalli me 7 korrik të këtij viti, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si anëtarë.


"Me dekretin nr. 8682, datë 18 gusht 2014, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Sokol Ngresi, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.

Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji zhvilluam raundin e konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Sokol Ngresi, i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20- vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, gjyqtarit të apelit dhe ndihmësit ligjor të anëtarit të Gjykatës së Lartë." thuhet ne njoftimin e Presidences. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori