Nishani dekreton datën e zgjedhjeve në Kolonjë
Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë. Me anë të një dekreti, Nishani ka vendosur që zgjedhjet në Kolonjë të mbahen ne 20 nëntor 2016.

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 20 Nëntor 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9763

Tiranë më 12.10.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI /albeu.com/


Shtuar më 13/10/2016, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori