Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
dekretoi sot anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit të Presidencës, mësohet se në mbështetje të
nenit 93 dhe
nenit 136,
pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nishani
dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Po ashtu kreu i vendit, në mbështetje të
nenit 93 dhe
nenit 125,
pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë,
dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Në mbështetje të
nenit 93 dhe
nenit 125,
pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës
dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2013,
ora 12:19