Aksident tragjik në Koplik: Makina përplas për vdekje efektivin e policisë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koplik ku ka humbur jetën një  efektiv policie.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës Grizhe,Koplik, ku automjeti tip ‘Benz’ me drejtues E.Z, 32 vjeç ka përplasur oficerin e policisë, J.R, 55 vjeç.

Ky i fundit në momentin e aksidentit po shkonte në një vendngjarje.  Efektivi 55-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak 

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje  dhe për pasojë  ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 20:40