Nishani çon ligjin e KLD-së në Kushtetuese
Pëlqej
Presidenti i Republikës Bujar Nishani kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të disa ndryshimeve të bëra në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Nishani shprehet se zbatimi i ketij ligji do t'u hiqte te drejten antareve te KLD te zgjedhur nga vete gjyqtaret per t'u propozuar ne kete post. Në kerkesen e presidences drejtuar Gjykates Kushtetuese shkruhet se ne kete menyre cenohet rende pavaresia dhe te drejtat e ketij institucioni si dhe cenon rende standardet kushtetuese dhe nderkombetare.

Me tej theksohet se fakti qe Parlamenti ka nisur nje aksion per te shkarkuar dy anëtare te KLD dhe per t'i zevendesuar me dy te tjere por te perzgjedhur nga shumica qeverisese konfirmon sa me siper nderhyrjen e paligjshme te saj dhe qellimin uzurpues. Presidenti i Republikes i kerkon Gjykates Kushtetuese qe t'i drejtohet Komisionit te Venecias ne menyre qe te jape nje opinion te specializuar ne lidhje me ligjin ne fjale. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori