Nishani apel nga Berati: Dialog për të arritur kompromisin
Presidenti i vendit, Bujar Nishani nga qyteti i Beratit ka reaguar në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet vendi prej disa kohësh.

Kreu i shtetit theksoi nevojën për dialog mes palëve politike, pasi sipas tij përmes dialogut arrihet edhe kompromisi.

"Asnjëherë nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve te ndryshme ne vend sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar,vendimmarrësit e angazhimeve ne te gjitha fushat, përfshi edhe atë te kulturës, janë ne sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rendesishem është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture te mataruar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikes dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, ne mënyre qe vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore, por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktoreve që përbejnë këto institucione.

Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti me i mire, por përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për te gjitha palët"- tha Nishani.

Në një kohë kur zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit po afrojnë, opozita ka bojkotuar punimet e Kuvendit dhe vijon protestën në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë prej afro 2 muajsh, duke kërkuar qeveri teknike si mundësia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2017, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori