India dhe Kina duan armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

India dhe Kina kanë rënë dakord për rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Ukrainë, tha sot Ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar pas bisedimeve me homologun e tij kinez Wang Yi.

Të dy vendet janë aleatë të rëndësishëm të Rusisë dhe kanë hedhur poshtë thirrjet perëndimore për dënimin e pushtimit të saj në Ukrainë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë vazhdojnë të shikojnë nga afër për ndonjë shenjë ndryshimi në qëndrimet e tyre ndaj Moskës.

Presidenti i SHBA Joe Biden i tha më parë presidentit të Kinës për “imlikimet dhe pasojat” me të cilat do të përballet Pekini nëse i jep Rusisë mbështetje materiale për luftën e saj në Ukrainë, pasi Xi Jinping tha se konflikti duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

 


Shtuar 25.03.2022 11:11