EMRI/ I vihet flaka makinës së parkuar në Korçë, pronari me precedentë penal

Një automjet tip Benz është djegur gjatë natës në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Gjithashtu bëhet me dije se mjeti i përkiste Arjan Zengos, person me precedent penal, dhe në momentin e zjarrit makina ka qenë e parkuar në rrugë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./albeu.com/