Niset grupi i dytë me mision ushtarak në Afganistan
Ambasadori i ShteteveBashkuara Aleksandër Arvizu deklaroi gjatë ditës së sotme se Shqipëria zë vendin e dytë pas ShteteveBashkuara të Amerikës në misionet e NATO-s në Afganistan.


Gjatë ceremonisë së nisjes së një kontigjenti ushtarësh me mision në këtë vend ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe gjenerali Xhemal Gjunkshi.



Kryeministri Berisha u shpreh se ky mision vjen pas disa muajsh trajnimesh nga ana e Forcave të Armatosura ndërsa pritet që trupat shqiptarë do t’u vijnë në ndihmë trupave afganë. Shqipëria ka në total 327 trupa me misione paqeruajtëse nëpër botë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2012, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori