Niseni javën duke lexuar motin
Fillimi i javës përpara, ashtu si edhe fundjava që lamë pas, pritet të jetë pa reshje shiu dhe temperatura pranverore.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në të gjitha qarqet e vendit nuk priten reshje shiu, ndërsa temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 20 gradë celsius në bregdet, ndërsa ajo minimale 3 gradë celsius, në zonat malore.

RESHJET

Nesër (e hënë dt.22) nuk priten reshje,

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

bregdet: 9 / 20 °C

në vendet e ulëta: 8 /19 °C

në vendet malore: 3 / 17 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.
Shtuar më 21/04/2019, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori