Nis zyrtarisht fushata në Maqedoni
Albeu.com
Fillon zyrtarisht të dielën fushata e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 1 qershor. Ndërkomëbtarët u kanë bërë thirrje autoriteteve të shkupit që të punojnë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Fexhri Selami, deklaroi sot për mediat se forca e tij politike (në koalicionin qeverisës me partinë maqedonase VMRO-DPMNE, pas zgjedhjeve të fundit të korrikut 2006), "i siguron shqiptarët se zgjedhjet e 1 qershorit do të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike”. Për zgjedhjet e 1 qershorit, në Maqedoni do të hapen 2.976 vendvotime. Vëzhgues i procesit është OSBE-ODIHR-i dhe lëvizja qytetare Most. Maqedonia ndahet në gjashtë zona zgjedhore dhe votimi bëhet sipas modelit proporcional rajonal. Të gjithë kryetarët e partive kryesore shqiptare - Menduh Thaçi, i PDSH-së, Ali Ahmeti, i BDI-së, Abdulhadi Vejseli, i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) dhe Bardhyl Mahmuti, i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), do të konkurrojnë në zonën e gjashtë zgjedhore. Kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe Radmilla Sheqerinska e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM, në opozitë), do të konkurrojnë në zonën e parë zgjedhore.
Shtuar më 11/05/2008, ora 01:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori