Çmontohet banda e trafikut të drogës në Itali, disa shqiptarë të arrestuar

Një operacion antidrogë i policisë ka nisur që në dritën e parë të agimit në zonën e Città delle Pieve, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se, pas veprimeve hetimore, janë arrestuar disa shtetas shqiptarë që akuzohen për trafik droge, veçanërisht hashash dhe kokainë.

Është konstatuar se grupi i shqiptarëve që drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të trafikut të drogës që ishte aktiv në zonën e liqenit Trasimeno./albeu.com


Shtuar 9.12.2022 08:28