Nis zbulimi i të dhënave të "Panama Papers" për Shqipërinë
Rrjeti britanik BBC ka shpërndarë sot linkun ku mund të gjenden kompanitë që kanë fshehur pasuritë e tyre në “det të hapur”, të njohura si bizneset “offshore”.

Janë rreth 200 mijë llogari të fshehura pas skandalit të “Panama Papers”.

Baza e të dhënave është bërë e hapur në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, ku mund të shihen detaje sipas të gjitha shteteve, ndërsa ditët në vijim pritet të bëhen publike edhe emrat.

Baza e të dhënave është në: https://offshoreleaks.icij.org/search

Gazetarët që janë marrë me hetimet bëjnë me dije sipas BBC-së, se njerëz të pasur përdorin firmat në det të hapur për të shmangur tatimet apo sanksionet shtetërore.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), duket se po shkon përpara në zbulimin e dokumenteve të tjera. Kompani të tilla nuk janë të paligjshme, por kompanitë shkelin ligjin në vendet e tyre për fshehjen e të ardhurave. Janë gjithsej, 2.6 terabajt informacion, ose 11.5 milionë dokumente.

Sipas ICIJ, baza e të dhënave nuk do të përfshijë të dhënat e llogarive bankare dhe transaksioneve financiare, emailet dhe korrespondencën e tyre, pasaporta apo numra telefoni”.

“Informacioni i zgjedhur dhe i kufizuar është duke u botuar në interes të publikut”.
Shtuar më 09/05/2016, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori