Akuzohet për dhunë ndaj të dashurës, arrestohet lojtari i Argjentinës

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Fakundo Medina, është arrestuar sot nga policia franceze pas akuzave për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Mbrojtësi i Lens është ende në burgim në pritje të sqarimit të ngjarjes .

Medina akuzohet nga e dashura e tij se e ka dhunuar në natën e 24 dhe 25 dhjetorit, kur ajo gjendej në shtëpinë e tij.

Ajo ka bërë denoncimin në polici e më pas për këtë arsye futbollisti argjentinas është shoqëruar në polici.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e zënkës së ciftit, por miqtë e lojtarit insistojnë se ka qenë pikërisht vajza që i është hedhur sipër atij duke e goditur dhe ky i fundit e ka shtyrë atë me force, por pa qëllim për ta dhunuar sic pretendohet në denoncimin kundër tij në polici.


Shtuar 26.12.2021 21:32