Nis viti i ri akademik
Pëlqej
162 mijë studentë në të gjithë vendin, nisin sot vitin e ri akademik. Sipas udhëzimit të ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, do të ulen nëpër auditorët e universiteteve publike studentët e ciklit të parë të studimeve, si dhe ata që do të vazhdojnë studimet master profesional e shkencor.

Ndërkohë që, për programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, viti akademik do të fillojë në datën 21 tetor 2013. Ndërkaq, sipas udhëzimit të Tafajt, periudha 24 dhjetor 2013 deri 5 janar 2014 do të jetë periudhë pushimesh për studentët. Sa u takon studentëve që do të ndjekin vitin e parë të studimeve, ata duhet të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse.

Fillimisht duhet të kryhet pagesa, ndërsa së bashku me mandat-pagesën duhet të paraqiten nëpër sekretaritë e fakulteteve në të cilët janë shpallur fitues përmes Formularit A2. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori