Nis takimi i ministrave dhe kryesisë së grupit të PS, çfarë diskutohet
Mëngjesin e sotëm në kryesinë e kuvendit, ka nisur takimi me ministrat e kabinetit qeveritar, kreun e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe Kryesinë e grupit të PS.

Takimi do te koordinohet nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Mesohet se ky format takimi do jetë i përjavshëm dhe në fokus do ketë koordinimin parlamentar.

Ne te do te koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori