Grabitësi i maskuar i drejton armën në kokë, marinsi amerikan e surprizon (VIDEO)

Dy grabitës amerikanë kanë shkuar në një dyqan për të zënë prenë e radhës dhe i kanë drejtuar armën në kokë një marinsi amerikan që kanë hasur aty.

Ky i fundit i ka neutralizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dy grabitësit e armatosur në qarkun Yuma në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin ku ushtaraku qëndron i qetë pavarësisht se përballë tij drejtohet pistoleta. Ai me vetëm një lëvizje ka çarmatosur agresorin ndërsa tjetri iku me vrap nga frika.

Pamjet janë publikuar pak minuta më parë nga televizioni amerikan “Fox News”/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fox News (@foxnews)


Shtuar 21.10.2021 15:58