Spiropali kap në shkelje Arian Çanin: Fike, e di që nuk lejohet?!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”.

Ndërkohë që sa nisi intervista, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri.

Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i kujtoi se nuk lejohet përdorimi i kondicinerit në këtë kohë pandemie.

“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, i tha Spiropali Çanit.

Rikujtojmë se një ndër këshillat kryesore anti-COVID është mospërdorimi i kondicionerit, i cili mund të përhapë me lehtësi koronavirusin.


Shtuar 18.09.2020 20:20