Nis shpërndarja e shpërblimeve për efektivët që morën pjesë në aksionin e Lazaratit
Pëlqej
Nis këtë javë shpërndarja e dy pagave dhe shpërblimeve për punonjësit e policisë që morën pjesë në operacionin e Lazaratit. Të parët që do të marrin paratë do të jenë punonjësit e FNSH-së dhe RENEA-s.

Ata që ende nuk kanë marë shpërblimin e premtuar janë efektivët e policisë në qarqe që iu bashkuan operacionit në Lazarat, si dhe Delta Forcë. 100 milionë ishte fondi i alokuar me vendim qeverie, në fillim të muajit Korrik për 800 efektivë policie që u angazhuan gjatë operacionit antikanabis në fshatin e Lazaratit, që nisi më 15 Qershor.
Shtuar më 11/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori