Nis sezoni i arrestimeve ne Shqiperi, kontranbadistet tani do "te preken"
Albeu.com
Arrestohet Nard Koka, vellau i kryebashkiakut te Durresit dhe mik i ngushte i Nanos. Priten te leshohen mandate arresti edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn e Dhimitraq Raftin.Dje ne mbremje teksa dilte nga qelite e Komisariatit nr 3, Nard Koka, u ka drejtuar kamerave dhe gazetareve, dy gishtat e ngritur lart dhe me nje buzeqeshje te lehte ka dashur te sfidoje dhimbjen e prangave qe sapo i kishte hequr nga kycet e duarve. Pasi i eshte komunikuar urdher-arresti i firmosur nga Gjykata e Krimeve te Renda, agjentet e Repartit te Operacioneve Speciale e transferuan Koken ne qelite e paraburgimit te burgut 313 ne kryeqytet. Akuza zyrtare ndaj 38-vjecarit Krenar Koka eshte konsumimi i vepres penale te kontrabandes se cigareve ne bashkepunim dhe evazionit fiskal. Koka eshte vellai i kryebashkiakut aktual te Durresit Lefter Koka si dhe nje nga miqte e afert te ish-kryeministrit e ish-kryetarit te Partise Socialiste Fatos Nano. Arrestimi i bujshem i tij u be vetem nje jave pasi u arrestua ne qytetin e Durresit Fatmir Zotaj, pronari i anijes "Eni", i akuzuar per futjen kontrabande te 7 konteniereve me cigare.
Aksioni
Trupat e Repartit te Operacioneve Speciale te paisur me mjete e uniforma civile per te mos rene ne sy, jane vendosur prane hotel "Kristal" rreth ores 18.15 ne pritje te objektivit. Drejtuesit e aksionit kishin marre informacion ne rruge operative se Koka cdo pasdite preferonte ta pinte kafen ne barin e hotel Kristal qe ndodhet prane shtepise se tij, ne zonen e ish-Vollges. Agjentet civile kane qendruar per 40 minuta ne pritje te Kokes, qe eshte shfaqur i shoqeruar nga nje mik i tij. Koka ka hyre qetesisht ne barin e hotelit dhe i ka dhene porosine kamarierit. Rreth ores 19.00, vetem pese minuta pasi ishte ulur ne barin e hotel Kristal, jane shfaqur agjentet civile te policise qe kane hyre qetesisht dhe i jane drejtuar tavolines ku qendronte Koka. Ata i kane komunikuar urdher-arrestin e leshuar nga Gjykata e Krimeve te Renda ne kryqytet. Koka nuk ka bere asnjelloj rezistence dhe i eshte bindur urdherit te agjenteve te policise qe i kane shtrenguar prangat ne duar. Transferimi i tij drejt Tiranes eshte bere nen masa te forta sigurie.
Nar Koka prej vitesh nen shenjestren e Berishes
Nuk eshte shfaqur ne asnje prezantim publik. Per te nuk ekziston asnje foto ne arkivat e gazetave, pakkush e njihte emrin e sakte te tij, por megjithate Krenar Koka, apo Nar Koka, sic njihej, mund te quhet pa frike si nje nga njerezit me te njohur nga te gjithe shqiptaret. Ne fakt, ky popullaritet me teper se miqesise se tij me kryeministrin Nano, mund t'i dedikohet rivalit te tij kryesor, Berishes. Pothuaj e gjithe propaganda antiNano e selise blu, por edhe fushata e fundit elektorale u mbeshtet pikerisht mbi "klanin Zemun" qe mbeshtetej nga socialistet dhe vete kreu i saj. Lideri i PD-se nuk ka rreshtur se akuzuari "klanin Koka" si pergjegjesin kryesor te trafiqeve te droges, kontrabandes se cigareve, por edhe korrupsionit te privatizimeve gjigande ne qytetin e Durresit. Koka njihet si i vellai i kryetarit te Bashkise se Durresit, Lefter Kokes, por njekohesisht eshte edhe kunati i ministrit te Bujqesise, Agron Dukes. Akuzat gjate fushates se fundit elektorale nuk u provuan asnjehere me prova, por megjithate duket se e dhane rezultatin e tyre me humbjen e thelle te PS-se ne zonen e Durresit. Dhe zbulimi i kontrabandes se cigareve dhe akuzimit te Nar Kokes si organizues i saj, ka ardhur pikerisht ne momentin kur qeveria e re e djathte pritet te marre brenda pak ditesh frenat e pushtetit. GSH/albeu
Shtuar më 10/09/2005, ora 16:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori