Nis seanca e Kuvendit, marrin pjese edhe deputetet socialiste
Albeu.com
Ka nisur seanca plenare ku në sallë janë të pranishëm edhe deputetët e PS-së pas një bojkoti 3-javor të Kuvendit. Vendimi për tu bërë pjesë e seancës së sotme plenare u mor në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së.
Grupi i PS-së vendosi që deputetët socialistë do të marrin pjesë në sallë dhe jo vetëm për 60 minutshin e debatit të lirë siç ishte bërë zakon nga opozita por gjatë gjithë seancës. Gjithashtu grupi ka vendosur të marrë pjesë edhe në të gjitha komisionet parlamentare që deri më tani opozita nuk ishte bërë pjesë e tyre. Ky vendim erdhi kryesisht si pasojë e presionit të komunitetit ndërkombëtar si kusht për vazhdimin e negociatave të mëtejshme me mazhorancën me qëllim transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Shtuar më 24/05/2010, ora 18:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori