Nis samiti i kryeministrave në Durrës, temat që do të diskutohen (VIDEO)
Ka nisur Samiti i KryeministraveBallkanit Perëndimor, i cili po mbahet në vilën qeveritare të Durrësit.

Në takim po marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe në fokus të diskutimeve do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit.

Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset, ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.

Takimet

Sipas axhendës së përcaktuar të takimit të kryeministrave, që do të mbahet sot në orën 10:00 në Durrës, fillimisht delegacionet e vendeve pjesëmarrëse do të mblidhen në orën 09:40, do të zhvillojnë një foto të përbashkët dhe më pas do të nisin punët për diskutimin e zbatimit dhe fuqizimit të Zonës Ekonomike Rajonale dhe një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit Europian.

Gjithashtu, udhëheqësit e vendeveBallkanit Perëndimor do të diskutojnë edhe për fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Në 12:15 kryeministrat e vendeve ballkanike do të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjatë konferencës pritet të mbajë një fjalë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Shtuar më 27/08/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori