Nis raundi i dyte i negociatave per zgjidhjen e krizes
Albeu.com
Ka nisur raundi i dytë i negociatave PD-PS për zgjidhjen e krizës politike në vend. Mësohet se krerët e dy grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi janë takuar në këto momente në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Raundi i dytë i negociatave nis vetëm pak orë pas nisjes së seancës plenare ku grupi parlamentar socialist vendosi në mbledhjen e sotme që të mos miratojë asnjë projektligj të propozuar nga maxhoranca. Ndryshe nga takimi i parë mes dy krerëve të grupeve parlamentare takimi i sotëm është bërë jo shumë i bujshëm për mediat.

Takimi i sotëm mes Ruçit dhe Patozit pritet që të sjellë edhe diçka më konkrete në lidhje edhe me fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit

Partia Socialiste ka kërkuar që fletët e votimit të mos digjen për sa kohë do të vazhdojë hetimi i materialeve zgjedhore ndërkohë që maxhoranca ka deklaruar se ofron çdo kompromis me opozitën por brenda ligjit dhe Kushtetutës.

Gjithashtu pritet që sërish në qendër të diskutimeve të jetë mënyra e ngritjes së komisionit hetimor për 28 qershorin, procedurave që do të ndiqen për formimin e tij, përbërjen, objektin e punës dhe një sërë çështjesh të tjera.
Shtuar më 21/07/2010, ora 19:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori